Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, merret në pyetje vëllai i autorit të dyshuar. Armand Shakaj ka ndërruar disa numra celulari
12 persona të cilët ushtruan akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme para Bashkisë së Tiranës, janë vënë nën hetim.
Personat që po procedohen penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim të pronës” janë D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ndërsa shtetase A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, është vënë nën hetim për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel