Inside Story/ ‘Do të thonë u hodh vetë nga ballkoni’, rrëfimi tronditës i gruas që i shpëtoi dhunës

15/05/2024 22:30

Ana është vetëm njëra nga mijëra viktimat e dhunës në familje.

Tragjedia e Shkodrës e tronditi fort, dhe ajo ka vendosur të ndajë dramën e saj për të sensibilizuar shoqërinë. Ajo ishte 23 vjeçe kur lidhi kurorë me atë që u kthye në dhunuesin dhe përndjekësin e saj.

Herë duke besuar në portretin e një familjeje të lumtur, herë nën presionin e familjes së saj dhe të asaj të burrit. Ajo jetoi për 21 vite me radhë nën një çati me dhunuesin, e braktisur edhe nga institucionet ku trokiti.

‘Dhunë verbale, arrogant, posedues, siç thonte ai bëhej…duhej të fliste vetëm ai, ishte superior…edhe në çift në familje…dhe dhunë fizike që në ditët e para.Përditë dhunë, sharje fyerje,..unë të marr të vras të hedh nga ballkoni dhe njerëzit thonë u hodh vetë nga ballkoni’ u shpreh Ana, denoncuese.

Top Channel