Stuhia rrëzon billboard-in, vriten 14 persona! Publikohet video e tmerrit në Indi

14/05/2024 13:53

Shembja e një billboard-i gjigand i ka marrë jetën të paktën 14 personave e ka plagosur shumë të tjerë në kryeqendrën financiare të Indisë, Mumbai.

Billbordi, i vendosur pranë një rruge të ngarkuar në perfierinë lindore të qytetit, u rrëzua mbrëmjen e së hënës për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar nga erëra të forta. Zyrtarët kanë nisur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa thonë paraprakisht se struktura ishte ngritur pa leje.

Të paktën 64 vetë u plagosën e mjaft prej tyre përfunduan në spital me lëndime të ndryshme. Zyrtarët lokalë shprehen se operacionet e shpëtimit ende vazhdojnë. Fill pas incidentit, u njoftua se mbi 100 persona kishin mbetur të bllokuar atje. Një dëshmitar ocular, Sunil Gaikwad, tha për New York Times se ai dhe e shoqja së bashku me dhjetëra të tjerë kishin tentuar të strehoheshin në pikën e karburantit ay pranë, me shpresën t`i shpëtonin shiut të furishëm. Por brenda pak minutash, billboard që po lëkundje dhunshëm nga era, u rrëzua mbi pikën e karburantit dhe parkingun e saj.

“Mbetëm të bllokuar për orë të tëra përpara se dikush të vinte e të na shpëtonte”, tha Gaikawad nga spitali. “Ishte sikur një ndërtesë gjigande të ishte shembur mbi kokat tona”, shtoi ai. Autoritetet kanë urdhëruar marrjen e masave të rrepta ndaj personave përgjegjës për incidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA