Përplasi me furgon të renë shtatzënë, e transportoi në spital dhe më pas u arratis, arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Itali

14/05/2024 21:51

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Macerata të Italisë pasi përplasi me furgon një 36 vjeçare shtatzënë.

Mediat italiane shkruajnë se shoferi shqiptar fillimisht u ndal në vendngjarje, mori të aksidentuarën dhe e transportoi në spital. Më pas u arratis për t’u arrestuar më vonë nga karabinierët e Maceratas.

Pavarësisht se tentoi të humbiste gjurmët, karabinierët nuk e patën të vështirë të identifikonin shoferin e furgonit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të akdidentit dhe tentativë arratisje pasi transportoi të renë në spital.

Fatmirësisht gjendja e gruas dhe fëmijës raportohet të jetë e qëndrueshme.

Top Channel