Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin A. K. 48 vjeç, banues në Korçë.

Kjo pasi pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin A. H., 37 vjeçe, i cila është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel