Historia prekëse e 53-vjeçarit të paralizuar që në lindje/ I heqin kempin, Fiks Fare zgjidh problemin! Nëna e moshuar: Çfarë do të bëhet kur të iki unë?!

10/05/2024 20:40

Altin Sallaku 53 vjeç që në lindje i paralizuar.

Në vitin 2009 komisioni vendos të caktojë zotërinë të paaftë për punë Grupi i Parë, pra statusin e Paraplegjikut.

Në rikontrollin e radhës në shtator të vitit 2023 komisioni nëpërmjet një video telefonate, vendosi t’i ndërpritet paketa higjeno sanitare. Familjarët ankimuan vendimin në nëntor të 2023 dhe nuk morën më përgjigje. Atëherë ju drejtuan Fiks Fare për ndihmë. Fiksi pasi mori ankesën e nënës për ndërprerjen dhe vonesën e përgjigjes interesohet pranë  Shërbimit Social Shtetëror.

Institucioni në përgjigjen e tyre sqaron se është ndërprerë për një kontroll të dosjes nga Task Forca. Dhe se do caktohej një tjetër datë për rikontroll edhe pse Altini ishte përfitues i Grupit të Parë. Duke qenë se u bë edhe rikontrolli dhe u përcaktua sërish si invalid i Grupit të Parë familjaret edhe pas 2 muajsh nuk kishin marrë ende përgjigje.

80 vjeçarja tregon se ajo dhe bashkëshorti 82 vjeçar kujdesen për Altinin 53 vjeçar dhe se të ardhurat e tyre janë 20 mijë lekë në muaj nga pensionet që marrin. Me lot në sy ajo pohon “10 mijë lekë në muaj i bëjnë ilaçet Altinit, bën 4 gjilpëra në mëngjes dhe 3 gjilpëra në dakë. Mban pampers ja. A e di se sa e lodhur jam, të keqen nëna, ça do them ka lindur i sëmurë. Kërkoj ndihmën tuaj për këtë çun, të marr kempin se unë nuk ja dal dot. Po më ndihmuat kjo është kërkesa ime e fundit sa të jem unë gjallë, se po ika unë nuk e di çfarë do bëhet më pas”. Altini që i vogël as nuk kupton, nuk dëgjon dhe as flet. Gjysmën e trupit  nuk e lëvize dhe për të lëvizur ecën me  gjunj zvarrë, madje dhe për ta ushqyer duhet ta lidhin.  Në shtëpi me prindërit ka 12 vjet që qëndron pasi më para ka qenë 10 vjet në psikiatrinë e Vlorës e më parë në Berat.

Fiks Fare u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror  për  rastin e Altinit dhe në përgjigje thuhet: Se dosja është kontrolluar nga Task Forca e ngritur për kontrollin e dosjeve të Para-Tetraplegjikëve . Dosja është dërguar për rivlersim në KMCAP të nivelit të parë. Ky Komision në datën 30.09.2023 e ka vlerësuar si përfitues të grupit të parë me kujdesar. Komisioni Epror ka planifikuar rivlerësim gjatë muajit shkurt 2024.

Në datën 29 Shkurt 2024 Altini kaloi edhe rikontrollin për rivlerësimin, por ende pagesa nuk i kaloi.

Fiksi u drejtua edhe njëherë Shërbimit Social Shtetëror  më 22 prill 2024 ku në përgjigje thuhej se vendimi ndodhej në Njësinë Administrative Levan ku edhe mund të tërhiqej nga familjarët. Në të thuhej se KMCAP epror e njeh si invalid të grupit të parë dhe i jep të drejtën për tri vite që të përfitojë të gjitha pagesat që parashikon ligji për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë, ku përfshihet edhe paketa higjeno-sanitare.

Pra pas 5 muajsh dhe këmbënguljes së Fiksit, në 22 prill Altinit iu rikthye pagesa e  plotë duke përfshirë edhe atë higjeno-sanitare.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA