“Një deputeti i kanë marrë vëllanë në Gjermani për trafik droge”, Erion Braçe përplaset me Bardhin: Kam frikë nga ty në fakt, pyet në grupin tënd…

09/05/2024 14:27

Ligjvënësi i PS-së, Erion Braçe në nisje të fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se një deputeti i kanë arrestuar të vëllanë në Gjermani, disa muaj më parë për trafik droge, që ka sjellë reagimin e deputetit Gazment Bardhi.

“Po pyes, kujt i kanë marrë vëllain në Gjermani muaj më parë për trafik droge? Kujt?”, shprehet deputeti socialist.

Ndërkohë që kreu i Grupit të PD-së, Bardhi ndërhyri nga vendi, Erion Braçe iu drejtua duke i thënë që “pyet se drejton dhe grupin ti, bëj këtë pyetjen time brenda grupit tënd se sqarohesh, bëjë këtë pyetje”.

“Po nga ty kam frikë shumë unë në fakt të them të drejtën. Derisa të gjejë kurajon ta thotë, edhe brenda partisë së tij, do të dojë kam disa gjëra të tjera për të thënë”, u kthye deputeti i PS-së, Bardhit, ndërsa më pas flet për korrupsionin.

“Korrupsioni deri në vitin 2013 ka qenë i përgjakshëm. Korrupsioni ishte shprehja më e qartë, analizimi i strategjisë vidh duke vrarë dhe vritur duke vjedhur. Nuk ishte vepër 5 D, por strukturë 1V, korrupsioni ishte i përgjakshëm dhe i pandëshkueshëm. Nga 201 e këtej, prezent në të gjitha nivelet është i pambrojtshëm politikisht, apo nga pikëpamja institucionale. I hetueshëm dhe i dënueshëm. Dallimi është shumë i qartë. Më tregoni një ministër, në dy palë qeverie, që nga 92’ e me radhë deri në 2013 të vendosur përballë organit të drejtësisë, ose një kryetar bashkie, një kryeplak ma tregoni, që kanë grabitur toka nga mëngjesi në darkë. Ky është ndryshimi që ju nuk e pranoni dot sepse i është ngulur në kokë shprehja që nuk ka prekin dot. Nuk ka se si shpjegohet që nuk ka akoma drejtësi për “Gërdecin” dhe “21 janarin” sepse ashtu ishte ndërtuar sistemi në atë kohë dhe për privatizimin e kompanive private”, tha Kraçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA