Ligji për shëndetin riprodhues, komunitetet fetare: Kuvendi të ndërpresë shqyrtimin e projektit të ri

09/05/2024 19:45

Këshilli ndërfetar i Shqipërisë i ka dërguar një letër Kryeministrit të vendit, Kryetares së Kuvendit, Ministres së Shëndetësisë, Albana Kociu dhe për dijeni presidentit të Republikës, duke kërkuar të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Një grup pune  me përfaqësues të të gjithë komuniteteve fetare  kanë përpiluar këtë deklaratë duke argumentuar dhe përse janë kundër.

Këshilli ndërfetar i Shqipërisë kërkon që t’i njihet e drejta  e të paraqesë konstatime, kundërshti në  lidhje me projektligjin  si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike  të këtij projektligji.

Në rast të kundërt Këshilli ndërfetar kërkon që ky projektligj të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë .Kjo deklaratë mban firmat e krerëve më ë lartë të komuniteteve fetare ne Shqipëri.

Top Channel