Kapet me 1000 fara kanabisi në flagrancë, arrestohet 37-vjeçari në aksin Lezhë-Shkodër. Momenti kur i vihen prangat

09/05/2024 10:59

Një 37-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi u kap me fara kanabisi në flagrancë.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel