Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore të “anëtarëve të bandës” së ish-punonjësit të policisë Gëzim Çela.
Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë, operacioni kryer gushtin e 2023.
Të fundit që ranë në pranga ishin Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj. Por si e siguronin ata drogën dhe kush ishin hallkat kyçe në Shqipëri?
Ja disa nga bisedat që anëtarët e këtij grupi kryenin me njëri-tjetrin:
-Foni i dërgon mesazh Arlindit me përmbajtje “… I shkruajta atij Salah të Fierit sme del në tel se di. Jam stresuar shumë se un iki drejt me ty ti them e i bëj gjërat drejt e drejt pa dorashka. Po varja se koha do ti tregojë gjërat”.
Nga kqyrja e të dhënave të përfituara nga ekspertimi telefonik i shtetasit Arlind Ismajlukaj, në profilin “Karadayi” dhe numrit të telefonit …, të cilin e ka të regjistruar me emrin “Sela”, ka biseda të ndryshme telefonike në vijim.
Më konkretisht, me interes për hetimin dhe identifikimin e personit me emrin “Sela”, është biseda e datës 08 Gusht 2023, ora 19:55:49, ku Sela i çon mesazh Arlindit një screen shot bisedash për dy automjete “Golf” 2016 1.6 TDI dhe “Ford” 2010 2.0 TDI.
Këtë foto nga aparati telefonik tjetër, ne të cilin ka vendosur numri … aparat telefonik i markës “Iphone” 14 ProMax, Arlindi i’a dërgon numrit të telefonit … në përdorim nga shtetasi Genti Gjoka, të cilit pas arrestit, Arlindi i ka shitur kuotat e shoqërisë “Ayla” sh.p.k. Arlindi e porosit Gentin që të shkojë në Fier dhe të takojë Selën, duke çuar një screen shot të profilit të hapur të Selës në ëhastapp.
Po ashtu, 20 minuta më pas, në orën 20:06:49, nga telefoni “i pastër” i sekuestruar shtetasit Arlind Ismajlukaj, në të cilin është vendosur …, i çon mesazhe numrit të telefonit që përdoret nga “Sela”, duke i thënë se numrin e telefonit të këtij të fundit, do i’a jepte djalit të tezes, i cili quhet “Genti” dhe është menaxher i shoqërisë “Ayla” sh.p.k.
II.8. Nga bisedat e sipërcituara, rezulton se lënda narkotike e llojit bimë “cannabis sativa” që do të trafikohej natën e datës 14 Gusht 2023 nga personi nën hetim Arlind Ismajlukaj, është siguruar dhe të paktën magazinuar nga përdoruesi i numrit të telefonit të regjistruar me “Ffffon”, i cili e ka çuar tek poseduesi i numrit të telefonit të regjistruar me “Sela”, dhe Arlind Ismajlukaj ose e ka marrë vetë nga ky i fundit ose ka dërguar persona të tjerë.
11.9. Në vijim të kqyrjes të të dhënave të përfituara nga aplikacioni “Signal” në telefonin që përdoret për organizimin e trafikut, rezulton se një ditë para transportimit me mjete lundruese të lëndës narkotike, rreth 2:20:30, nga profili “Sela”, poseduesi i tij i ka dërguar Arlind Ismajlukaj, një foto në të cilën rezulton “fletë e një fletorje me kuadrate e cila është vendosur mbi pjesën mbështetëse të automjetit.
Në kuadër të veprimeve hetimore, rezulton se numri i telefonit i dërguar nga shtetasi Arlind Ismajlukaj shtetasit Genti Gjoka , që përdoret nga një person i quajtur “Sela”, i përket shtetasit Selami Lushkaj, banues në fshatin Dermenas, Fier.
Po kështu, nga kqyrja e fotografisë të shtetasit Selami Lushkaj, i datëlindjes 05 Mars 1973 në sistemin TIMS, rezulton se personi në fjalë është me flokë të prera shkurt, qeros dhe ka karakteristika të njëjta apo të ngjashme me personin që është në fotografinë e profilit të rrjetit social ëhatsapp, i regjistruar në telefonin e Arlindit me emrin “Sela”.
Po kështu, nga biseda e kryer në datën 22 Maj 2023, nga Armando Mema, në rrjetin social “Signal” të cilin ai ka regjistruar nofkën “TP TP”, i regjistruar me emrin “EZELI”, numër dhe profil i cili rezulton se është përdorur në atë kohë nga Arlind Ismajlukaj, Arlindi i dërgon Armandos një foto në të cilën është Arlindi me një person tjetër me kapele, i cili është personi me emrin “Foni”.
Arlindi i kërkon Armandos që t’i nisi pak llogarinë e Fonit, dhe Armando i dërgon një foto të një fletore me katrorë me mbishkrimin “Foni 20.000 dhe 20.000”.
Nga sa më sipër, nga përmbajtja e bisedave, janë krijuar dyshime se personi i identifikuar me emrin “Foni” në bisedat e personave të dyshuar, mund të jetë një shtetas nga Vlora të cilit shkurt i flasin “Foni”, por që mund t’a ketë emrin Ksenofon ose Trifon, ndërkohë që tashmë diheshin tiparet e tij nga fotografia.
Nga kqyrja e telefonit të dytë të sekuestruar shtetasit Arlind Ismajlukaj, rezulton se ai kishte të regjistruar një kontakt me emrin “Foni Orikum”.
Nga bisedat e shkëmbyera midis të dyve, rezulton se në datën 03 Korrik 2023, Foni e informon Arlindin se do të vinte në Tiranë, pasi ka nënën në spital në Reanimacion
10. Po kështu, nga kqyrja e bisedave në rrjetin social whatsapp në telefonin e sekuestruar shtetasit Arlind Ismajlukaj, rezulton se në këtë rrjet social ai ka të regjistruar dhe emrin “VLVL. Nga shkëmbimi i bisedave, rezulton se në datën 29 Qershor 2023, bashkëbiseduesi i kërkon Arlindit një shumë parash, pasi ka nënën në spital.
Top Channel