Fshehu poshtë sediljes së tij 53 kg kanabis dhe tentoi t’i kalonte drejt Maqedonisë së Veriut, prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për shoferin

09/05/2024 13:49

Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për të arrestuarin Elton Grabocka i cili u kap në Qafë Thanë në tantativë për të trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut 53.3 kg kanabis.

Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi i lëndës narkotike të fshehur në mjetin tip “Volkswagen” u bë i mundur falë procesit të skanimit.

Gjatë kontrollit në pjesën ku vendosen këmbët poshtë sediljes së parë nga ana e shoferit, u gjet një vend i përshtatur, brenda së cilit ishin futur 11 pako me kanabis të mbështjella me qese plastmasi.

Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.

Top Channel