Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 25-vjeçarja humb kontrollin e makinës, plagoset bashkë me vajzën 2 vjeç

09/05/2024 19:24

Një aksident me pasojë plagosjen e shoferes dhe vajzës së saj 2 vjeç ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel