Elton Ilirjani, modeli dhe aktivisti ndërkombëtar me origjinë shqiptare bëri një paraqitje të dytë në runway në Javën e Modës në Athinë për stilisten Orsalia Parthenis në sheshin Omonia në qendër të Athinës.
Përballë horizontit të jashtëm të këtij qyteti të lashtë, koleksioni Parthenis u zbulua me Eltonin që mbylli shfaqjen nën duartrokitjet e audiencës së mbledhur VIP.
Eventi u transmetua live në televizionin publik Grek ERT. Modeli shqiptar mbylli këtë sfilatë duke mbajtur në duar flamurin “Parthenis”.
Dimitris Parthenis hapi dyqanin e tij të parë në Athinë në vitin 1970. Ishte stilisti i parë grek dhe i pari që solli unisex në vitet ’70 në Greqi. Nje emblemë e modës greke. Sipërmarrja e radhës në vitin 1978 ishte në Mykonos, një burim i madh frymëzimi për stilistin, por edhe gur themeli për famë ndërkombëtare. Aktiviteti i gjerë eksportues i krijimeve të tij në Evropë dhe SHBA arriti kulmin me hapjen e dyqaneve kryesore në Bruksel dhe Los Anxhelos.
Top Channel