Policia ka publikuar masat e ndërmarra për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e protestës të lajmëruar nga opozita për t’u mbajtur sot (7 maj) në orën 10:00 para bashkisë së Tiranës.
Që prej orës 09:30 dhe në vijim, policia bën me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës, duke u sugjeruar qytetarëve që të përdorin rrugë alternative deri në përfundim të protestës, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”- thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel