Bes Kallaku thumbon Xhensilën? Ndjekësit kanë kapur një detaj të ri, shkak nëna e …

06/05/2024 21:18

Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor dy ditë më parë, me titull “Intrigante”, ku në një fragment thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.

Shumë nga ndjekësve nuk i ka shpëtuar ky detaj, për shkak të një historie që Besi ka treguar disa vite më parë, në lidhje me nënën e Xhenlisës.

Ai ka treguar se i është dashur të kujdeset për nënën e Xhenlisës, me të cilën tashmë ka dy fëmijë, ndërsa janë në një proces divorci, dhe për këtë gjest ndaj saj, e ka bërë Xhensilën për vete.

“Mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra”, ka thënë Besi.

Top Channel