Foto ilustruese

Pesë persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Kukësit nën akuzën e ndërtimeve pa leje.

Pas kontrolleve intensive me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit, onkretisht, ka nisur hetimi për shtetasit:

A. A., 62 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;
U. M., 59 vjeç dhe Rr.M., 30 vjeç, pasi u konstatuan duke vijuar pa leje, punimet për ndërtimin e një objekti.
A. Ç., 46 vjeç dhe E. Ç., 61 vjeç, pasi u kapën duke ndërtuar objekte, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Top Channel