Java e Modës në Athinë, tërheq vëmendjen modeli shqiptar
04/05/2024 23:45
Stilisti i njohur Malan Breton, mori pjesë në Javën e Modës në Athinë.
Breton udhëtoi nga Amerika drejt Greqisë ekskluzivisht për Javën e Modës, ku prezantoi për herë të parë koleksionin vjeshtë-dimër 2025, të frymëzuar nga epoka Glam Rock në vitet ’70.
Sfilata u çel nga modeli dhe aktivisti me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani. Ai prezantoi dy nga krijimet e stilistit dhe në fund u shfaq krah tij në ecjen mbyllëse.
Malan Breton është emër i njohur në industrinë e modës dhe vesh disa artistë ndërkombëtarë si Ariana Grande, Lorde, Priyanka Chopra, Maye Musk.
Top Channel