Detaje të reja nga vdekja misterioze e çiftit në Dropull/ Pista kryesore e policisë: Të moshuarit u vranë me sende të forta! Tre persona…

03/05/2024 10:50

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Top Channel