Një person ka goditur me send të fortë një oficer policie mbrëmë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, ku sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç.

Polici ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekim në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel