“Fjalët janë të kota, Kroos është i mrekullueshëm”, Ancelotti: Bayern ishte në nivelin më të mirë, ne jo!

01/05/2024 09:22

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti, foli për mediet pas barazimit 2-2 në “Allianz Arena”kundër Bayern Munich, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Ndërsa bëri analizën e kësaj përballjeje, italiani u shpreh se Bayern ishte në nivelin më të lartë, ndërsa skuadra e tij jo.

Në fund të ndeshjes ne kishim më shumë energji, pasi ata kishin vrapuar më shumë se ne. Jemi gjysmë të kënaqur me lojën që bëmë, pasi Bayern-i luajti në nivelin më të lartë të mundshëm, ne jo”-tha fillimsht italiani.

I pyetur për Toni Kroos, tekniku theksoi se fjalët janë të kota për të, pasi sipas kreyt të stolit të “Los Blancos” gjermani është i mrekullueshëm.

E kotë të shpenzosh fjalë për të, ai është një njeri i mrekullueshëm. Ai bën gjithçka mirë dhe asistimet për Vinicius janë super. Lëvizja para golit ishte gjithashtu e pabesueshme”-shtoi Carlo Ancelotti./ SuperSport

Top Channel