Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar 80 vite më parë, shqiptarët e krahinës së Çamërisë përjetuan një nga masakrat më të tmerrshme të spastrimit etnik nga forcat greke.
Inside Story sjell në dokumentarin e kësaj të mërkure, rrëfime rrëqethëse nga dëshmitarët e fundit të kësaj masakre që janë ende gjallë.
Ata, janë të moshuar që në atë periudhë, kanë qenë fëmijë dhe kanë parë se si u janë vrarë familjarët para syve vetëm pse ishin shqiptarë.
Në masakrat e Parimithisë, Filatit apo Pargës dhe fshatrat përreth humbën jetën rreth 3 mijë shqiptarë civile te paarmatosur.
Po aq sfilitës ishte edhe rrugëtimi më këmbë drejt Shqipërisë, gjatë të cilit humbën jetën edhe rreth 2500 të tjerë nga uria dhe të ftohtët.
Top Channel