Champions League/ Sot gjysmëfinalja e dytë mes Dortmund dhe PSG

01/05/2024 15:25

Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e tjetër e Champions League, ajo mes Dortmundit dhe PSG-së në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit.

Një ndeshje që premton të jetë e vështirë për parizienët kundër një skuadre gjermane, me të cilën është përballur edhe në fazën e grupeve ku nga të dyja ndeshjet francezët janë në epërsi me fitoren e ndeshejs së parë në Paris 2-0 në Parkun e Princave dhje më pas barazimi 1-1 në Gjermani.

Ndërkohë në ndeshjene  shkuar skuadra e Borusias arriti të eliminojë një prej pretendentëve për të qenë në finale si Atletiko Madrid duke I përmbysur fitoren q ë kishte arritur ekipi I Simeones në Spanjë, ndërkohë në krahun tjetër PSG eliminoi gjigandët e Barcelonës të cilëve ju hakmorën në në Spanjë për t’I përmbysur humbjen që kishin pësuar në ndeshjen e parë në Paris.

Dortmundi është në mbyllje të një sezoni larg pritshmërive në Bundesligë në vendin e pestë jashtë zonës në Champions League, ndërkohë që Paris SG është shpallur tashmë edhe matematikisht kampion për herë të tretë rradhazi dhe të 12-të në histori fundjavën e shkuar.

Skuadra e Luis Enriques do të përpiqet t’I marrë maksimumin yllit të tyre Kilian Mbappe I cili po luan ndeshjet e fundit nën fanellën e kampionëve të Francës në prag të kalimit të tij, dnoshta tek Reali I Madridit.

Një përballje që në pamje të parë tregon për një epërsi të PSG-s kjo edhe për shkak të dy përballjeve në grup që këto dy skuadra kanë patur por edhe për paraqitjet sezonale që kanë bërë skuadrat, megjtithatë kur vjen cështja për t’u kualifikuar për në gjysmëfinlen e trofeut ë të madh europian të klubeve dhe shansit për ta fituar atë dhe një shifre të majme financiare, tre ndeshje nga fundi, gjithçka mund të ndodh.

Top Channel