Barazimi me “galaktikët”, Harry Kane: Në Madrid shkojmë për fitore! Te Bayern erdha për të fituar trofeun e Champions League

01/05/2024 19:46
Harry Kane

Sulmuesi anglez i Bayern Munchen, Harry Kane u transferua verën e kaluar në klubin më të madh gjerman me qëllimin për të fituar trofe, diçka që nuk e kishte arritur te Totenhami.

Teksa foli për rrugëtimin e Bayern deri më tani, Kane e cilësoi rrugëtimin si “pozitiv” duke theksuar se bavarezët janë ende në garë për fitimin e Champions League. Ai tha se ndeshja e dytë e gjysmëfinales që do të zhvillojnë javën e ardhshme përballë Real Madrid, është më e rëndësishmja.

“Unë kam ardhur këtu për të qëndruar shumë vite. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë shumë pozitiv, por jemi në garë për fitimin e Championsit, që është edhe kompeticioni më i rëndësishëm dhe më i madh.

Ky trofe është shkaku pse zgjodha Bayernin, pikërisht për këtë kam ardhur këtu. Dua të luaj në këto ndeshje të mëdha. Dhe nuk ka ndeshje më të madhe se ajo e javës së ardhshme ndaj Realit në Madrid”- u shpreh Harry Kane.

Deri më tani, sulmuesi ka shënuar 43 gola në sezonin e parë me bavarezët si dhe 11 asistime për shokët e skuadrës.

Top Channel