“Meshkujt kanë frikë, por unë jam gati”/ Liami drejt altarit me të dashurën e tij turke! Publikon foton

30/04/2024 08:45

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Liam Mandiaro, ish-banori i edicionit të tretë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Kur ai ka qenë brenda shtëpisë është shprehur se është në një lidhje me një vajzë turke. Sot ai konfirmoi se emri i saj është Semra dhe na zbuloi disa detaje nga marrëdhënia e tyre. Ai gjithashtu ndau për herë të parë një foto ekskluzive mes tij dhe Semrës, ku edhe u shpreh se gjërat me të janë shumë serioze dhe së shpejti do të shkojnë drejt altarit.

“Me thënë të drejtën e kam thënë. Tani edhe mosha bën të vetën. Njeriu piqet edhe mendoj që kjo lidhje është një lidhje serioze. Dhe po. Kam qejf të bëj një dasmë. Po është e vërtetë me të dashurën time”, tha Liami.

Ata bëjnë së bashku rreth dy vite.

“Ajo e di dhe ajo e kërkon këtë gjë prej meje. Ti e di që meshkujt e marrin atë vullnetin dhe kanë frikë nga kjo gjë, por unë jam gati dhe shpresoj ta bëj sa më shpejt. Në një mënyrë. Të jetë si të jetë. Edhe poshtë ujit me pëlumbarë ose nga avioni të hidhem me parashutë”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA