Theu arrestin shtëpiak për të shitur drogë, pranga 28 vjeçarit në Shkodër

29/04/2024 16:08
Foto Ilustruese

Një 28 vjeçar i identifikuar si E.L, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi theu masën e arrestit shtëpiak dhe u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit “kanabis”.

I riu, u kap në flagrancë me doza kanabisi të ndara gati për shitje. Pas verifikimeve rezultoi se ndaj tij, gjykata e Tiranës kishte caktuar masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Top Channel