“Mbreti Charles III ka flirtuar me mua”! Habit aktorja e njohur amerikane: Mund të isha Camilla e radhës

29/04/2024 10:32

Jennifer Tilly, aktorja e famshme amerikane ka habitur me deklaratën e saj të fundit, e cila kishte të bënte me Mbretin Charles III.

Aktorja ka treguar se para 20 vitesh mbreti ka flirtuar me të dhe e ka vënë re pëlqimin që ka pasur ndaj saj.

Në kohën kur aktorja 65-vjeçare u takua me Mbretin Charls III, ai mbante pozitën e Princit të Uellit.

Tilly gjatë paraqitjes së saj në “Watch What Happens Live” tha se të dy kishin kaluar një kohë të këndshme, prej së cilës ajo tha se mund ta ndjente që monarku ishte vërtet i interesuar për të. Dhe siç tha ajo mund ta ndjente kur “dikush ka pëlqim për të”.

“E bëra të qeshte sepse i thashë se isha si Barbra Streisand për të. E ndjen kur dikush ka pëlqim për ty”, deklaroi aktorja.

“Më tha se i vinte keq, se nuk kishte parë asnjë nga filmat e mi sepse ishte shumë i zënë. I kam pëlqyer, mund ta ndjente, kush e di, ndoshta unë mund të kisha qenë Camilla e radhës”, tha ajo më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA