“Kemi rritje me 65% këtë vit! Në 2030-ën do rritet kërkesa për 30 milionë turistë”, Rama: Nuk na duhet turizmi masiv, por cilësia

29/04/2024 12:19

Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të vizitohet nga 30 milionë turistë në vit.

Këtë e deklaroi kryeministri i vendit Edi Rama në konferencën “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” ku u mblodhën bashkë, ministrat e kabinetit qeveritar dhe krybashkiakët për të prezantuar planin për këtë vit. Sipas kryeministrit vetëm për muajin mars kemi pasur 90% më shumë turistë se në marsin e vitit të kaluar. Por synimi tashmë nuk është vetëm sasia.

“Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke”, tha Rama.

Sektori i turizmit në vendin tonë po merr një hov të madh çka do të ofrojë dhe paga të konkurueshme në treg.  Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që punojnë jashtë vendit në sektorin e turizmit të integrohen në punë në vendin tone .

“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë. Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha kryeministri.

Këtë vit për turistët do të ketë më shumë facilitate në lëvizje për të arritur në destinacionet e kërkuara. Kryeministri Rama tha se në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, ndërsa në korrik do të hapet segmenti Thumanë-Kashar.

“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, theksoi ai.

Kryefjalë është edhe siguria ku për të garantuar sigurinë e turistëve  është hartuar një plan masash që do shtrihet në gjithë vendin. Këtë sezon pritet që në Rinas të shtohen 100 punonjës të Policisë kufitare për të përballuar flukset . ndërkohë që do të shtohen edhe gjashtë stacione policie shtesë në zonat më të frekuentuara, nga turistët si Thethi, Valbona, Ksamil, dhe në Tale. Në Koman do të ketë njësi shërbimi 24 orë.

Top Channel