“Beach bar” pa leje në bregdet, arrestohen katër persona në Kavajë

29/04/2024 13:44

Katër persona u vunë në pranga në Kavajë, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje një bar në bregdetin e Spilles.

Shtetasit F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D. 51 vjeç, banues në Lushnjë, po ndërtonin një beach bar për sezonin veror. Në kërkim është shpallur sipërmarrësi i punimeve, 41-vjeçari me iniciale P. V., banues në Shkodër.

Me afrimin e sezonit turistik, janë shtuar veprimtarinë ndërtuese në bregdet ndaj dhe policia ka shtuar kontrollet e saj me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare.

Top Channel