Me armë në makinë/ Arrestohet në Vorë 43-vjeçari, sekuestrohet pistoleta dhe municioni luftarak

28/04/2024 10:29

Një 43-vjeçar ra në prangat e policisë së Vorës, pasi qarkullonte me armë në makinë.

Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel