Lufta në Rripin e Gazës, media amerikane: Nëse Izraeli pushton zonën Rafah, Biden do t’u kufizojë armatimet

27/04/2024 16:25
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Nëse Izraeli pushton zonën Rafah në jug të Rripit të Gazës, presidenti amerikan Joe Biden mund të konsiderojë kufizimin e shitjes së disa armëve për shtetin hebre.

Kështu u shpreh gazetari i Neë York Times, Thomas Friedman i cili tha se administrata Biden beson se operacioni tokësor në Rafah mund të rrezikojë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve si dhe do të vinte në rrezik politikat që SHBA kërkon të promovojë në rajon.

Gazetari shtoi se të gjitha iniciativat e amerikanëve në rajon për formimin e një force paqeruajtëse arabe që të mund të zëvendësojë ushtrinë izraelit në Gaza, marrëveshja diplomatike e sigurisë mes Izraelit, Arabisë Saudite, palestinezëve dhe SHBA, varen të gjitha nga fakti që izraelitët të largohen nga Rripi i Gazës dhe të arrihet një armëpushim.

Top Channel