Krimi i urrejtjes lë të vdekur çiftin LGBT dhe dy të tjerë të plagosur në banesë (fotot)

09/05/2024 19:21
Foto ilustruese

Dhjetra njerëz ishin mbledhur mbrëmë në Buenos Aires duke mbajtur zi në vendin ku një sulmues hodhi një shishe Molotov në dhomën ku jetonin dy çifte të të njëjtit seks, duke lënë të vrarë dy prej tyre e duke plagosur të tjerët.

“Ky është një krim urrejtjeje, duhet të bëjmë kujdes të ekspozojmë sjellje të tilla,” tha Nacha Aschura, pjesëmarrëse në grumbullimin përkujtimor.

Dy gra humbën jetën dhe dy të tjera u plagosën kur dikush lëshoi shishen e zjarrit në apartamentin e përkohshëm në kryeqytetin e Argjentines, Buenos Aires të hënën, tha policia.

Zjarri ishte përhapur në dhoma të tjera duke shkaktuar zbrazjen e ndërtesës në zonën Barracas.

Një burrë 62-vjeçar është arrestuar si i dyshuar kryesor për ngjarjen. Hetimi i nisur fillimisht si zjarrvënie është kthyer tashmë në vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Policia nuk bënte të ditur motivin e sulmit te tmerrshëm, por grupet e mbrojtjes LGBT e quanin ate “krimi më i tmerrshëm i urrejtjes në vitet e fundit”.

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra njerëz ishin mbledhur mbrëmë në Buenos Aires duke mbajtur zi në vendin ku një sulmues hodhi një shishe Molotov në dhomën ku jetonin dy çifte të të njëjtit seks

Top Channel