I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Morinë 47-vjeçari

27/04/2024 14:19
Pika kufitare, Morinë

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare në Morinë.

Në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë, DVKM Kukës dhe Policisë e Kosovës, në hyrje të PKK Morinë, ndaluan shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Korridori”, që goditi tentativën për të trafikuar 32.7 lëndë narkotike kanabis, drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel