“Mund të arratiset”/ Gjykata Supreme e Spanjës lë në paraburgim ish-ministrin pas akuzave për korrupsion, rrezikon 24 vite dënim
Policia gjermane ka ndërhyrë sot me forcë për të çmontuar një kamp tendash në formë proteste para ndërtesës Reichstag në Berlin ku aktivistët i kërkonin qeverisë të ndalonte eksportet e armatimeve drejt Izraelit.
Protesta bënte thirrje kundër bombardimeve izraelite në Gaza por policia sot rrëzoi tendat, largoi aktivistët dhe shpërndau një grup të gjerë mbështetësish të kampit protestës .
Protesta e quajtur “Besetzung Gegen Besatzung” (Pushto kundër pushtimit) e cila kërkonte fundin e ofensivës së Izraelit në Gaza, ishte shpallur e jashtëligjshme disa ditë më herët nga autoritetet.
Të paktën 150 oficerë policie rrethuan afro 20 tendat e protestuesve para kancelarisë dhe njoftuan me megafonë ndalimin e aktivitetit por më pas ndërhynë për të hequr tendat dhe njerëzit që qëndronin aty.
Tendat e kampit ishin ngritur rreth dy javë më parë dhe oficerët kishin dorëzuar një urdhër ndalimi përfaqësuesve të kampit.
Policia tha sot se kishte nisur paqësisht spastrimin e kampit duke u justifikuar se aktivistët kishin bërë shkelje të vazhdueshme të ligjit si “nxitje urrejtjeje” apo dhunë ndaj policisë.
Zyrtaret shtonin se protestuesit e kampit “nuk kishin zbatuar rregullat për mbrojtjen e zonave të gjelbra dhe disa ndërtesave”.
Mbështetësit e kampit kanë bërë thirrje për mbështetje online në vazhdimin e lëvizjes.
Top Channel