“Sulm balte”, Rama në emisionin e La Repubblica për dokumentarin e RAI 3: Nga e di kolegu juaj që unë mora drejtorin në telefon për t’u ankuar?!

24/04/2024 19:34

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit mbi Shqipërinë në RAI3 Report.

Rama: Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interesm, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër.

Kujt ia kërkuat?

Rama: Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një tv shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë.

Rama: Nëse do të kisha telefonuar drejtorin e RAI 3 dhe për t’i thënë keni bërë një emision të neveritshëm do të kishit të drejtë, e përsëris se kam fakte në dorë e mora për ti thënë drejtor që në shërbimin publik që drejtoni ka ndodhur diçka për të cilën më duket e nevojshme që duhet menduar, se nuk na është dhënë e drejta për t’u përgjigjur, por që mund të qëndroj por i është dhënë publikut të TC tuaj që nuk është vetëm publik italian, por edhe shqiptar që jetojnë në Itali dhe në Shqipëri që ne pala e dëmtuar nuk jemi përgjigjur, se kanë këmbëngulur dhe nuk kemi dashur të përgjigjemi, ky gazetar që e ka thënë këtë gënjeshtër në sy të të gjithëve në një ekran që paguhet nga taksat e tatimpaguesve  italianë dhe shqiptarë, të nesërmen i njëjti gazetar del në një ekran në Tiranë duke thënë të njëjtat gjëra dhe gënjyer në mënyrë flagrante, nuk i kam thënë pse, keni baltosur familjen time. Nëse mund të më thoni, nëse viheni në vendin tim, një vend që ka vuajtur për shumë vite këto sulme, ka ngritur kokën dhe nuk do të pranojë ta vënë në një cep dhe ta sulmojnë, çfarë do të bënit ju? Nëse faktet janë këto, çfarë do të bënit ju kë do të kishit telefonuar.

Rama: Unë shoh e kuptoj që Italia ka hyrë në një përplasje totale ku nuk shpëton askush, normalisht do ta kishte menduar çdo gazetar vendi, amerikanët nuk do të kishin ngritur as telefonin, shërbimi publik është…ky gazetari nuk ëhstë si të tjerët, të dyja herët që i kam shkruar ka korrigjuar tekstin, më duhet të them, nga ky program jo vetëm jemi censuruar, sepse unë nuk kam telefonuar drejtorin për të censuruar ndokënd as për t’i thënë na keni sulmuar sepse nuk jemi përfshirë në programin tuja, ky është kulmi, kjo nuk është liri shtypi, por është shtypje e lirisë dhe të drejtave.

Top Channel