Përplasi për vdekje një person në Pejë/ Arrestohet autori, shkak dyshohet hakmarrja! Publikohet fotoja e viktimës

24/04/2024 21:39

Autori I dyshuar i vrasjes së një personi në Pejë ka rënë në prangat e policisë së Kosovës.

S.J., nga Elbasani dyshohet se goditi qëllimisht me makinë për vdekje sot në Pejë  I.O., po ashtu nga Elbasani.

S.J., dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë me qëllim të hakmarrjes, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi sipas mediave lokale.

Top Channel