Fiks Fare/ Masakër mjedisore në Berat! Skema e re për përvetësimin e tokës shtet, priten plepat zëvendësohen me ullinj

24/04/2024 20:42

Çdo vit në një sipërfaqe pylli me plepa, rreth 13 hektar, që ndodhen nën administrimin e Bashkisë Berat, digjet, priten plepat për t’u mbjellë ullinj.

Meqë kjo është pronë shtet banorët djegin dhe presin pyllin për të mbjellë në të ullinj. Kjo ka ndodhur për vite me radhë nën hundën e pyjores dhe bashkisë dhe askush  nuk ka marrë masa.

Fiksi udhëtoi drejt periferisë së qyteti të Dimalit. Në kufirin ndarës me Bashkinë Berat ku dhe kalon lumi Osum gjendet pylli ku shumë vite më parë janë mbjellë plepa masivisht. Ata që denoncuan këtë masakër mjedisore në Fiks Fare ishin banorë të zonës që prej 8-10 vitesh shihnin se si pylli prite e digjej për t’u mbjellë më pas më ullinj. “Toka është shtet. Me ndarjen e re territoriale kjo është e Bashkisë Berat, por ajo as nuk e di ku bie kjo. Dhe kushdo vjen e bën përshesh duke i vënë zjarrin apo prerë”, pohon njëri prej banorëve.

Fiksi pa nga afër gjendjen e pyllit dhe gjeti edhe njërin prej atyre që kishin mbjellë rreth 150 rrënjë të tilla në një sipërfaqe toke të konsiderueshme rreth gjysmë hektari. Ai thotë se ullinjtë i ka mbjellë i biri pasi toka është e shtetit dhe meqë e gjetën bosh këtu e 10 vite më para, mbollën ullinj. Ndërkohë i pyetur nga Fiksi se pse kur toka është shtet ai përgjigjet “po le të vijnë ta marrin me gjithë ullinj. Unë nuk do e marr tokën në shtëpi. Ishte bosh e mbollëm për këtë ka dijeni edhe komuna dhe bashkia”. Pyetjes qe pretë plepat e mbollët ullinj banori i qëndron po idesë që toka ishte bosh.

Fiksi në këto kushte iu drejtua Drejtorisë së Bujqësisë Berat njëkohësisht edhe nënkryetar i Bashkisë Berat. Drejtori Arjan Shkëmbi u pohoi se ngriti një grup pune pas sinjalizimit të Fiks Fare dhe pa se në pyll ishin mbjellë rreth 85 rrënjë ullinj. Ndërkohë që shprehet se kanë marrë masa dhe kanë mbajtur procesverbale. Ai pohon për Fiksin se banori në dijeni të kryeplakut të fshatit kishte bërë mbjelljen e tyre, por në një tokë që nuk kishte dëmtuar plepa. Fajin sipas tij e ka eurozioni i tokës dhe gërryerja e lumenjve që gati 1 ha pyll është prishur.

Por Fiksi shkoi sërish në pyll duke dokumentuar që 85 rrënjët e mbjella të ullinjve ishin në një parcelë tjetër dhe nuk kishin të bënin me ullinjtë 10 vjeçar që banorët denonconin. Gazetarët telefonojnë përsëri drejtorin Shkëmbi i cili pranon se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë parcelë tjetër dhe thotë se do ngrejë një tjetër grup. Por ajo që vuri re Fiksi në terren ishte se aty sapo ishte djegur një pjesë toke, madje e mirë organizuar edhe djegia. Fiksi gjeti edhe gropa se si priteshin plepat deri tek rrënjët për mos të mbirë më.  Çdo gjë dukej e llogaritur mirë si një skemë e përsosur për përvetësim të tokave shtetërore. E çuditshme në gjithë këtë ngjarje është se si punonjësit e pyjores nuk kanë dijeni?!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel