Kryeministri spanjoll pezullon veten për detyrat publike, shkak hetimet ndaj bashkëshortes

24/04/2024 20:16

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka pezulluar detyrat publike për të “ndaluar dhe reflektuar” nëse do të mbetet në detyrë, pasi  bashkëshotrja e tij është nën hetim.

Në një deklaratë, lideri spanjoll tha se duhej urgjentisht të vendoste “nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder”.

Gjykata tha se po i përgjigjej pretendimeve për korrupsion kundër Begoña Gómez. Sánchez tha se gruaja e tij do të mbronte nderin e saj dhe do t’i përgjigjej akuzave.

Akuzat kundër Begoña Gómez u ngritën nga aktivistët kundër korrupsionit Manos Limpias (Duart e Pastra), të cilët kanë marrë pjesë në një numër çështjesh gjyqësore të profilit të lartë në vitet e fundit dhe udhëhiqen nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme.

Kryeministri spanjoll tha se do të merrte një vendim të hënën më 29 prill, pasi të vendosë nëse do të qëndrojë në detyrë, “pavarësisht baltës” në të cilën po përballet nga e djathta ekstreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA