Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur pro ribashkimit të miqësisë së vjetër mes Romeos dhe Meritonit.

Meritoni u shpreh se ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë, ndërsa Romeo tha se edhe ai mban pjesën e tij të fajit.

Meriton: Unë jam afruar dhe kam kërkuar falje. Është me shtrenjtë shoqëria për mua sesa një mesazh që jep Juli. Mesazhi yt në fund ishte i tmerrshëm, ishte hakmarrje. Më vjen keq që e ktheni shoqërinë tonë në debat dhe nuk e vlerësoni

Graciano: Nuk mendoj se keni pasur ndonjëherë shoqëri të vërtetë

Roza: A e përdore miqësinë për lojë

Arbër: Ndonjëherë mjafton një moment për të reflektuar. I pash të dy të përfshirë emocionalisht. Besoj te ai reflektim te dy palët. Jam prirur ta besoj, uroj të mos ketë më kriza. Pjesa tjetër e banorëve, nga kjo marrëdhënie, Juli sheh rrezik nga një bashkim i dy shokëve. Heidi, është pak e vështirë për të, por për hir të marrëdhënies që ka, mbase mund të gjejnë vullnet. Ndoshta mund të rritet miqësia dhe dobësohet romanca brenda lojës. Jam i prirur ta besoj. Janë po këta dy djem që do na tregojnë sa të sinqertë ishin.

Romeo: Fajet nuk i ka pasur vetëm ky djali, por edhe unë. Në momentin që unë dhe Meritoni pajtohemi se na e ndjeu zemra, më bën çudi mënyra sesi këta e komentojnë këtë video. Unë si lojtar e shoh rrezik, por si njeri i them bravo.

Top Channel