Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Bardhit për shqyrtimin e ligjit për Komisionet Hetimore, në 27 maj seanca publike

24/04/2024 15:29
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të bëra në ligjin për komisionet hetimore.

Në vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, bëhet me dije se për shqyrtimin e kërkesës së Bardhit për pezullimin e këtyre ndryshimeve, do të mbahet një seancë plenare publike më 27 maj në orën 10:00.

Gjatë diskutimeve që do të bëhen në seancë plenare, deputetët do të kenë 20 minuta kohë për të parashtruar pretendimet e tyre.

Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore u miratuan në 21 dhjetor të vitit të kaluar kur Rithemelimi vijonte me skenarin e kaosit dhe bllokimit të diskutimeve në seancat plenare të Kuvendit.

Në mars të këtij viti, 33 deputetë të grupit parlamentar demokrat dorëzuan në Kushtetuese kërkesën për pezullimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore.

Përgjigjia e Gjykatës Kushtetuese

Top Channel