Etiketimet me termat ‘debile’, ‘skemaxhie’ apo ‘pa ndjenja’ të vajzave ndaj Heidit, janë bërë temë diskutimi gjatë spektaklit të sotëm.

Opinionisti Abër Hajdari u shpreh se nuk ‘gjen vend për t’i justifikuar’, ndërsa pyeti Heidin se pse nuk i argumenton dhe u kthen përgjigje gjatë javës, por vetëm gjatë spektaklit.

Arbër: Jam kundër me këto etiketime të vajzave që nuk gjej vend për ti justifikuar, o debile, po flas për Erjolën, për Rozën. Ne dëgjojmë një Heidi që argumenton, pse nuk e thua gjatë ditës. Pse nuk i përgjigjesh Rozës. Kjo mund të jetë pjesë e strategjisë.

Heidi: Unë jam shumë gati për argument, njeriu ka një qëllim kur debaton, ndalova dhe i thash, o don me u sqaru me mua, ose përgjigje, ose me më shajt. Nëse do dy të parat po, nëse me thua skemaxhie, çfarë përgjigje t’i jap.

Ori: Heidit i ka ardhur radha të jetë në sulm, por ky sherri sot ishte tralala.

Top Channel