Merioni dhe Graciano kanë debatuar së fundi në shtëpinë e Big Brother VIP, për shkak se ky i fundit i ka përmendur Ilnisën.

Kjo gjë mesa duket e ka nervozuar Meritonin, i cili e ka paralajmëruar se nëse do ta përmendë edhe një herë ai do t’i përmend Argjirën.

Graciano: Ishalla kthehet Ilnisa!

Meritoni: Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!

Meritoni dhe Ilnisa kanë krijuar një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë, ku të dy kanë deklaruar se e duan shumë njëri tjetrin. Ilnisa ka dalë nga loja në një televotim mes saj, Meritonit dhe Eglës.

Top Channel