“Do bëj fëmijë kur të dal”, Egla habit me deklaratën e fundit: Rezi bëhu gati… kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri

23/04/2024 18:09

Egla Ceno, në një bisedë me Erjolën, në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, deklaroi se ka dëshirë të bëjë një fëmijë kur të dalë jashtë. 

Ajo tregon se këtë e ka menduar pak para se të futej në shtëpi, në një bisedë me mikeshën e saj. Gjatë bisedës edhe Erjola thotë se dëshiron të bëjë tre fëmijë.

Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjolë… sepse kot ndenjta.

Erjola: Një Egla të vogël

Egla: Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu… pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet ‘Bëje se ta rris unë’, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisë pse jo. Do ta mendoj

Eriola: Mos e mendo, bëje

Egla: Po mi do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri.

Erjola: Një gocë e do nëna

Egla: Do ta bëj, kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një, me projektim… Rezi bëhu gati, Rezi është shoqja ime

Juli: Egla duhet të gjejë njëherë lëndën e parë

Egla: E gjej kollaj lëndën e parë, më shqetëson robi që do dalë. Rezi bëhu gati, se e kam biseduar para se të futem këtu me shoqen time

Top Channel