“Dumani kap ca laraska për të ngritur akuza ndaj meje”, Ilir Meta sulmon dhe fyen sërish kreun e SPAK: Nuk i llogaris fare buburrecat

21/04/2024 14:26
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumanin gjatë një konference që pati me gazetarët gjatë ditës së sotme.

I pyetur nëse kishte reflektuar nga reagimet e ndërkombëtarëve të cilët i bënë thirrje për të mos ndikuar në punën e SPAK, Meta u përgjigj me ironi duke thënë se mund t’i kërkonte falje Dumanit nëse deklaratat e tij ishin bërë nga ndonjë ‘sozi’ e kreut të SPAK.

“Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mia dhe e vërteta. Për shembull unë juve iu paraqita në deklaratë të zotit Dumani ose të atij që pretendohet se ësht Dumani se mund të jetë sozia. Iedhte deklarata edhe në shqip edhe anglisht, në rast se nuk është Dumani por sozia e tij gjë që në këto kohë të operacioneve plastike mund të ndodhë . Nëse është kështu unë kërkoj ndjesë.

Jam I bindur se ata ndërkombëtarë që kanë bërë deklarata të tilla, mund të kenë mundësinë të shohin edhe në anglisht ato që ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, prokuroria është mbi gjykatat, mund të them na vjen keq për vendet tuaja që janë kthyer kaq mbrapa. Por nëse u është kërkuar ndihmë nga buburrecët e Edi Ramës në drejtësi që të bëjnë deklarata të tilla, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë edhe shokët e Mc Gonigalit”– tha Meta.

Më tej ai vijoi me sulmet ndaj kreut të SPAK duke u shprehur se Dumani po kërkon të ngrejë akuza ndaj tij.

“Nëse ai është Dumani dhe jo sozi e shpikur nga Berisha për të dëmtuar integritetin e SPAK, janë të vërteta informacionet se ky zotëri duke kapur disa laraska kërkon të ngrejë akuza kundër Ilir Metës. Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit fare buburrecat. Rrethimi i madh ndaj tarallakut sapo ka nisur. Shpresat për asgjësimin e opozitës me burgosjen e Sali Berishës dhe rrethimin e vogël të Ilir Metës kanë përfunduar”- shtoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA