Shtrin në tokë mbrojtësin dhe kalon portierin, Daku spektakël në Rusi

20/04/2024 13:52

Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë të Rubin Kazan ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në minutën e 21, Daku u nis në një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve ndërsa rradhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi nga 26-vjeçari.

Në fund, topin në rrjetë e shtyu shoku i skuadrës, Vada, por merita kryesore ishte e Dakut që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë. Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan./ Super Sport

Top Channel