Shkollë e re në Librazhd! Rama: Shumë nxënës e mësues me klasa, biblioteka të reja! Nuk mungojnë, palestra dhe laboratorët

19/04/2024 11:13

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e Mesme e Bashkuar “Muhedin Sherifi” në Librazhd.

Punimet e këtij gjimnazi janë drejt përfundimit, ndërkohë që Rama shprehe se do ofrojë kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë, shkolla e Mesme e Bashkuar, “Muhedin Sherifi” në Librazhd e cila do të ofrojë kushte dinjitoze, shumë shpejt për nxënësit dhe mësuesit e saj, me klasa të reja, bibliotekë, palestër dhe laboratorë”, shkruan Rama.

Top Channel