Lumi i Gashit pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO, Rama ndan pamje nga bukuritë e rralla të natyrës plot me turistë

19/04/2024 17:34

Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga Lumi i Gashit i cili është shpallur një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri, shihen pamjet përrallore të natyrës dhe numri i madh i turistëve që vizitojnë këtë vend.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel