Departamenti Amerikan i Thesarit me “dorë të hekurt” sërish, sanksionon dy organizata në Bregun Perëndimor

19/04/2024 17:49

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy organizatave për mbledhjen e fondeve në emër të dy ekstremistëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor.

Dy grupet, Mount Hebron Fund dhe Shlom Asiraich, krijuan fushata “croëdfunding” për të mbledhur mijëra dollarë për Yinon Levi dhe David Chai Chasdai.

Të dy ata u sanksionuan nga SHBA në shkurt. Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit sanksionoi të premten Ben-Zion Gopstein, “themeluesin dhe udhëheqësin e Lehava, një organizatë anëtarët e së cilës janë përfshirë në dhunë, duke përfshirë sulme ndaj civilëve palestinezë”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë të premten.

Urdhri ekzekutiv, i lëshuar nga Presidenti Joe Biden në fillim të shkurtit, erdhi pas dhunës në Bregun Perëndimor, pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit. Kjo dhunë ka vazhduar edhe në muajt në vijim.

Urdhri zemëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u ankua në administratë, duke e quajtur atë “të papërshtatshëm” dhe “shumë problematik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA