“Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, po na thoni për fjalën, na lini të vjedhim pak..”, Korreshi përplaset me Felajn: S’e di pse duhet të bësh si gjynafqar

18/04/2024 11:07

Deputeti Samiri Korreshi është përplasur me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.

Korreshi: Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit ne po na thoni për fjalën. Fjala na ka ngel ne, na lini të vjedhiM pak nga fjala

Felaj: Nuk e di pse duhet të bësh si gjynafqar kur je opozitar.

Edhe ne kemi qenë në opozitë, por kështu është loja e demokracisë do jesh dhe në opozitë, por s’të jep të drejtën të shkelësh rregullat.

Top Channel