Deputeti i PD, Asllan Dogjani shkon në Kuvend me çadër plazhi.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë në kundërpërgjigje të deputetes Olta Xhaçka.

Dogjani kërkoi që të fusë çadrën brenda në Kuvend, por nuk u lejua. Ndërsa në një deklaratë për mediat tha se shprehje të tilla janë diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë shqiptarët të malit dhe të fushës është e dënueshme nga kodi penal dhe Kushtetuta. Ne jemi njëlloj shqiptar dhe kjo gjuhë e përdorur nga deputetja për të justifikuar vjedhjen e pronave në vendin tonë është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion publik që gjuhë të tilla mos të përdoren, kërkoj nga Komisoneri Publik dhe Nikolla që të marrin masa nga kjo gjithë diskriminuese. Në plazh do shkoj me këtë, po në Kuvend nuk më lanë ta fusja.  Male ka dhe në Tepelenë dhe në Vlorë, por kjo e ka përdorur këtë shprehje për qytetarët nga veriu. Male ka në gjithë Shqipërinë”, tha Dogjani.

Top Channel