Trofetë e fituara të Manchester City-t vijnë në Amfiteatrin e Durrës, Rama: Mund t’i vizitoni sot nga ora 13:00-19:00

17/04/2024 08:12

Trofetë e fituara të Manchester City-t gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 kanë mbërritur në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka njoftuar se mund t’i vizitoni nga ora 13:00-19:00

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë ka fituar nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, para orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel